Prokuroria e Posaçme ka vendosur në sekuestro preventive bazën ushtarake detare në Sarandë,e cila dyshohet se ka kaluar në duart të privatëve në mënyrë të paligjshme dhe korruptive.
Vendimi lidhet me denoncimin e ish zv-komandant i forcave detare Artur Meçollarit për privatizimin e pronave të ushtrisë.
Prona për të cilën bëhet fjalë është pikërisht kjo që shihni në hartë. Ky gji me potencial të madh turistik deri më tani shfrytëzohet vetëm gjysma për peshkim ndërsa gjysma tjetër ka qenë pronë ushtarake dhe nuk mund të kalohej.
Dosja për tjetërsimin e pronave të ushtrisë u kallëzua në SPAK gjatë 2021, dhe bën fjalë për dhënien me qira të bazës së Limionit. Për këtë çështje janë denoncuar edhe ish ministrja e mbrojtjes Olta Xhaçka.
Pak ditë më parë për këtë çështje në SPAK u paraqit dhe ish shefi i shtabit të Forcave të Armatosura Bardhyl Kollçaku , aktualisht deputet i PS.
Ai së bashku me ish zv komandantin e forcave detare Artur Mecollari dhe qëndruan mbi tre orë para prokurorëve të posaçëm duke u ballafaquar nëse u tjetërsua apo jo sipas ligjit baza ushtarake e Sarandës.