Prokuroria e lartë Publike në Gostivar ka kthyer në rishqyrtim në Prokurorinë e Tetovës akuzën e kreut të Komunës Bilall Kasami ndaj ish kryetares Teuta Arifi për dëmtim të buxhetit të komunës me mbi 1 milion euro. Paraprakisht Prokurorinë e Tetovës kishte vendosur se nuk kishte elemente për formim të lëndës për keqpërdorim të detyrës zyrtare.Lënda për të cilën bëhet fjalë, ka të bëj me një shpronësim, që kap vlerën e 50.000 eurove. Për shkak të vonesave dhe kamatës së llogaritur, si dhe për shkak të komuna nuk ka ndjekur në kohë procedurat gjyqësore që janë lidhur me rastin, buxheti i komunës, është dëmtuar për mbi 1 milion euro.
Kasami ka akuzuar gjyqësorin për anësi politike dhe për mosveprim.“Ky është ndër rastet më tipike të keqpërdorimit të mjeteve buxhetore për një lëndë shpronësimi që realisht është vlerësuar 50.000 euro, ndërsa janë zhvatur nga komuna Tetovës mbi 1 milion euro. Ne kemi ndjekur gjitha procedurat gjyqësore por fatkeqësisht gjyqësia e kapur deri më tani nuk ndërmori masa. Por duket një dritë në fund të tunelit. Këto ditë morëm një përgjigje pozitive nga Prokuroria e lartë në Gostivar e cila urdhëron prokurorinë e Tetovës për ngritje të procedurës për padi penale për grup të organizuar për gjithë ata që janë të përfshirë në këtë lëndë. Ne kemi qenë në fillim në kontakt me avokatin që ka përfaësuar komunën e Tetovës, ai arsyetohet se nuk ka ndërmarrë hapa sepse dikush nga komuna e Tetovës i ka dhënë udhëzime që të mos veproj për këtë lëndë”, tha Bilall Kasami, kryetar i komunës së Tetovës.
Lënda në fjalë ka të bëj me një pronë tek ish shtëpia e zjarrfikësve në bulevardin e Tetovës që pronarit i është marrë në vitet e tetëdhjeta, dhe që atëherë, procedura ka vazhduar në gjykatë deri në vitin 2017, kur edhe merren vendimet që sipas Kasamit janë të dyshimta.
Objekti për të cilin flitet ndodhej në këtë rrugë këtu pas meje, dhe lënda filloi që në vitin 1987 kur komuna i mori këtë objekt dhe u bë shpronësimi i tij, por, duke mos u pajtuar me vlerën e shpronësimit pronari ankimoi lëndën në gjyq, dhe që nga 87 deri në 98 lënda është zhagitur në gjyq kur edhe është bërë rivlerësimi i objektit. Ky rivlerësim bashkë me kamatë vonesat që nga 87, kapi vlerën e 1.1 milion eurove të cilat që nga viti 2022 janë marrë nga komuna e Tetovës.
Sipas akuzës së Kasamit, në keqpërdorim dyshohet të jenë përfshirë edhe disa persona të tjerë nga komuna e Tetovës po ashtu edhe të punësuar në gjykatën themelore të Tetovës./Alsat.mk