Prokuroria Themelore Penale në Shkup informon se pas procedurës hetimore dhe kontrollit nga i pandehuri dhe mbrojtja e tij, prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit sot ka dorëzuar aktakuzë në Gjykatën Themelore Penale në Shkup.
Sipas përshkrimit në aktakuzë, i akuzuari akuzohet se ka kryer vepër penale të vazhduar – “Keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar” nga neni 353 paragrafi 5 c.v. me paragrafin 3 c.v. me paragrafin 1 c.v. me nenin 45 të Kodit Penal. I akuzuari, si zyrtar – Sekretar i Përgjithshëm i Qeverisë së RMV-së, me dashje ka kryer dy veprime të lidhura me kohën që paraqesin realizim të shumëfishtë të të njëjtit krim. Në periudhën nga prilli 2021 deri në mars 2022, ai, duke shfrytëzuar pozitën dhe autoritetin e tij zyrtar, ka vepruar në kundërshtim me dispozitat e Ligjit për Prokurim Publik dhe në dy raste, pa kryer procedurë përkatëse për prokurim publik, në të cilën në mënyrë konkurruese, do të zgjedheshte person juridik për realizimin e aktiviteteve të nevojshme, ai ka lidhur dy kontrata me dy persona juridikë si ofrues të shërbimeve.“Me datë 04.05.2021, i akuzuari pa kryer procedurë të prokurimit publik, me ndihmën e shtetasve të dyshuar kroatë, të paarritshëm për organet e rendit, ka lidhur kontratë për shërbime konsultuese me një person juridik në vlerë prej 795.000 euro pa TVSH në kundër vlerë denarë. Ky person juridik, në të cilin një nga shtetasit e dyshuar kroatë është bashkëthemelues dhe menaxher, është themeluar njëzet ditë para lidhjes së marrëveshjes. Pas lidhjes së marrëveshjes, personi juridik ka lidhur marrëveshje për shërbime konsultative për procedurën e vlerësimit të vlerës, si dhe regjistrim të thelluar të SHA Posta e Maqedonisë së Veriut – Shkup me shtetasin e dytë të dyshuar kroat, në shumë prej 130.000 euro në denarë. Gjatë periudhës kritike, në disa raste janë paguar mjete nga llogaria e Qeverisë së RMV-së në llogarinë e personit juridik, me çka për personin juridik është arritur përfitim i konsiderueshëm kundërligjor në vlerë të përgjithshme prej 57.932.100,00 denarë, që paraqet shumën sipas kontratës që është rritur për 18% TVSH, dhe me këtë shumë është dëmtuar buxheti i RMV-së”.telegrafi