4.9 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBotaProkuroria do të hetojë se cilët pompa benzine kufizonin shitjen e derivateve...

Prokuroria do të hetojë se cilët pompa benzine kufizonin shitjen e derivateve të naftës në Maqedoni

Prokuroria do të hetojë se cilët pompa benzine kufizonin shitjen e derivateve të naftës në Maqedoni.

Gjatë ditës së djeshme u krijua panik se ka mungesë të benzinit dhe se do të rriten çmimet e derivateve të naftës dhe në pompat e benzinës u krijua turmë.

Kryetari i KRRE-së, Marko Bislimovski u shpreh se derivate të naftës ka rregullt dhe po ashtu ka edhe rezerva.

“Gjatë ditës së djeshme u krijuan kolona në pompat e benzinës në Maqedoni dhe kjo në bazë të spekulimeve se çmimi i derivateve të naftës do të rritet deri në 150 denarë javën e ardhshme. Derivate ka, rregullisht furnizohemi dhe furnizimi është pa probleme. Ajo që më shqetëson është fakti se disa pompa benzine kanë shitur benzinë vetëm për 500 denarë në mënyrë që të kursejnë rezerva dhe ta shesin më shtrenjtë”, u shpreh Bislimovski.

Ai thotë se pompat e benzinës nuk kanë të drejtë të kufizojnë, por sipas Bislimovskit, sot për këtë rast do të njoftohet edhe Prokuroria.

“Informacionet që i kam unë janë se kemi mjaftueshëm rezerva. Nafta që vjen në Maqedoni vjen nga Greqia, por në Facebook dje u krijua panik”, u shpreh Bislimovski.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments