Prokurorët publik të Prokurorisë Publike Republikane sot kanë nisur kontrollin në Prokurorinë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. Ndërsa kjo kontrollë bëhet me urdhër të prokurorit republikan Lupço Kocevskit.
Prokuroria Publike e RMV-së
“Mbikëqyrja po bëhet në pajtim me nenin 21 të Ligjit për Prokurori Publike dhe Rregulloren për mbikëqyrjen e punës dhe veprimeve të prokurorive publike miratuar nga Këshilli i Prokurorëve Publikë”.
Paraprakisht kontroll është bërë në të gjitha prokuroritë e larta në shtet dhe deri në fund të vitit, sipas paralajmërimeve të Prokurorisë Shtetërore, mbikëqyrja e procedurës do të bëhet në Departamentin për Ndihmë Juridike Ndërkombëtare dhe Zyra për Ndërlidhje me Eurodrejtësi në PTHP.
Prokurori Publik tha se po i merr me seriozitet të madh apelet e pushtetit ekzekutiv dhe të opinionit për zgjerimin e aktiviteteve të të gjitha organeve hetuese, posaçërisht të Prokurorisë Publike në luftën kundër korrupsionit. Kështu Lupço Kocevski njoftoi se ka angazhuar të gjithë prokurorët që urgjentisht të vendosin priotitet lëndëve me vepra penale nga fusha e korrupsionit dhe veçanërisht të interesit publik. Në kuadër të kompetencave, ai paralajëmroi riorganizim të forcave të Prokurorisë, e cila siç tha do të mundësoj përndjekje penale më efikase të autorëve të veprave penale, sidomos të fushës së krimit financiar dhe korrupsionit.
Këto zhvillime pasojnë pas kritikave të shpeshta të pushtetit, e sidomos të kryeministrit Hristijan Mickoskit, për joaktivitet të Prokurorisë në fushën e krimit dhe korrupsionit.