21.2 C
Tetovo
E martë, 1 Korrik, 2025
BallinaLajmeProkurimi publik për laptopët, marrëveshja me Telekomin – Alsat zbardh disa shkelje...

Prokurimi publik për laptopët, marrëveshja me Telekomin – Alsat zbardh disa shkelje nga procesi i regjistrimit të popullsisë

Televizioni Alsat ka arritur të zbardh indikacione që lidhen me keqpërdorime mbi procesin e regjistrimit të popullsisë nga dy ish drejtuesit e Entit Shtetëror të Statistikave, Apostol Simovski dhe Ilmi Selami.Pranimi i 5650 laptopëve të nevojshëm për procesin e regjistrimit nuk është bërë në përputhje me marrëveshjen e arritur mes Entit dhe Telekomit të Maqedonisë.

Marrëveshja ka parashikuar formimin e një trupi të pavarur që përcakton, vlerëson dhe pranon porosinë, por kjo nuk ka ndodhur. Pranimi është bërë nga dy drejtorët të cilët e kanë nënshkruar aktin.

“Dërgesën e nënshkruajnë me emër dhe mbiemër të plotë personat e caktuar nga ana e palës në marrëveshje, përkatësisht pjesëtarët e grupit të punës për pranim teknik të aparaturës, grup i cili formohet nga Enti Shtetëror i Statistikave….”, thuhet në marrëveshjen mes ESHS-së dhe Telekomit

Kjo shkelje ishte evidentuar edhe nga Enti Shtetëror i Revizionit.

“Dokumenti që i referohet pranim dorëzimit të laptopëve është nënshkruar nga drejtori më datë 18.12.2020, akt që nënkupton se prokurimi i ka përmbushur aspektet kualitative dhe kuantitative, por që bie në kundërshtim me nenin 6 të marrëveshjes ku është theksuar në mënyrë taksative se: Për nevojat e prokurimit publik formohet grup pune me obligimin për të bërë pranimin teknik të laptopëve dhe të vlerëson kualitetin dhe kuantitetin e tyre”, thonë nga Enti Shtetëror i Revizion.

Për të mos mjaftuar me kaq, Simovski dhe Selami kanë bërë tre anekse në marrëveshje, duke mos shpallur prokurim publik. Këtë e kanë bërë në marrëveshje me palën tjetër, pra Telekomin.

“Pas realizimit të marrëveshjes, me operatorin e përzgjedhur janë lidhur edhe 3 anekse në kuadër të marrëveshjes me vlerë prej 30.225.000 denarë, por pa zbatuar tender apo prokurim publik. Aty është potencuar se marrëveshja është lidhur me pajtimin e dy palëve”, thonë tutje nga Enti Shtetëror i Revizion.

Dokumenti që dëshmon indikacionet për shkelje ligjore, sipas informacioneve tona ndodhet në Entin Shtetëror të Statistikave. Në gjah të kësaj dëshmie, jo zyrtarisht është lëshuar Prokuroria e ndjekjes së krimit të organizuar dhe Policia Financiare. Nën hetimin e këtyre dy organeve ligj zbatuese janë përfshirë edhe procedurat tjera të Regjistrimit të Popullsisë, përfshi aplikacionin, materialet propagandistike, internet kartelat dhe fushata për informimin e qytetarëve mbi qëllimin e regjistrimit të popullsisë./ Alsat.mk

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments