15 C
Tetovo
E shtunë, 21 Shtator, 2024
BallinaLajmeProf.Satki Ismaili -Ministres së MASH Janevskës / “NUK JANË REFORMA ARSIMORE VETËM...

Prof.Satki Ismaili -Ministres së MASH Janevskës / “NUK JANË REFORMA ARSIMORE VETËM NDRYSHIMI I PROGRAMEVE MËSIMORE”

Ministre e Arsimit dhe shkencës Vesna Janevska mos u mundo të arsyetosh ndërprerjen e Konceptit për arsimin fillor në KLASËN e 7. Nëse mendon se nuk është reformë e duhur pse nuk bëni ndërprerjen dhe ndryshimet nga kl.1 – 6? Po IMITONI të gjithë ministrat e kaluar gjoja me ndryshime dhe reforma të suksesshme. Ju dhe ekipet tuaja si kreatorë të politikave arsimore (dhe si gjithmonë të dështuara) dhe ne të gjithë që jemi të kyçur në proceset arsimore jemi duke prodhuar analfabetë funksional me vite të tëra dhe pa dhënë përgjegjësi askush. Edhe programet më kualitative botërore nuk mund të realizohen në RMV duke patur parasyshë rrethanat në të cilat gjendet arsimi.

Reformat nuk mund të jenë të suksesshme me:

– arsim të politizuar

– kushte dhe resurse të nivelit të ulët

– mësimdhënës të pamotivuar

– mungesë të infrastrukturave shkollore dhe resurseve didaktike

– shumë shkolla pa salla sportive

– normative skajshmërisht joprofesionale për kuadrin për realizim të programeve mësimore (shikoni normativin për shkenca natyrore kl.6 / 13 drejtime studimore mund të ligjërojnë!!!)

Duam të ju tregojmë se nuk mund të manipuloni ju dhe të gjithë parardhësit dhe pasardhësit tuaj me ne mësimdhënësit duke na konsideruar si vegla pune modifikuese. Njëkohësisht të ju a vem në dije edhepse e dijmë se e dini por doni të manipuloni me opinionin dhe të tregoheni si kooperuese dhe reformatore si gjithë të tjerët, me mësimdhënësit dhe prindërit e nxënësve.

– Mospasja e mundësisë për botimet e reja të librave të kl.7 (jo të gjithave) nuk ju mundëson të vazhdoni konceptin me kl.7 (po marrim në qafë nxënësit që kanë mbaruar klasën e 6 me konceptin e ri dhe vazhdojnë me konceptin e vjetër)

Mos premtoni se do të realizoni në numër të madh të shkollave MËSIM NJË NDËRRIM kur dihet se ka numër të konsideruar të shkollave që mësojnë në tre ndërrime.

Konsolidoni numrin e paraleleve në RMV në pajtueshmëri me ligjin për arsim fillor dhe të mesëm. Statistikat flasin qartë se shkollat mbyllen, numri i nxënësve zvogëlohet, numër i madh i paraleleve në shkollat rurale bile edhe urbane kanë mbetur me numër ndër mesatare të nxënësve.

Tregoni statistikat shtetërore sa paralele në RMV janë me më pak se 10 nxënës.

(182124 nxënës : 19050 mësimdhënës = 9,56 dmth 1 mësimdhënës = 10 nxënës)

Tregoni strategjitë e veprimit me paralelet me 2 deri 10 nxënës te shkollat me nga 3-4 paralele në klasa të njejta!!! Sa shkolla në RMV ka nga 3 e më tepër paralele të klasave të njejta ku numri i përgjithshëm nuk kalon 30 nxënës dhe nuk keni strategji për racionalizim të paraleleve me çka do të kursehej në buxhet (1 paralele = 1,5 vende pune).

Populli thotë: “Mos i jepni kosës shumë!”

se nuk ham barrë se në fund edhe ju do të shkoni si gjithë të tjerët dhe do të na leni në duart e reformatorëve tjerë!

Satki Ismaili

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments