Prof.Dr Hysni Ismaili nga radhët e Alternativës u zgjodh nënkryetar i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut.
“Për” votuan 62 deputetë në vazhdimin e seancës së 71. Pas votimit, kryeparlamentari Talat Xhaferi ndërpreu vazhdimin e kësaj seance dhe paralajmëroi se për vazhdimin e saj deputetët do të njoftohen në mënyrë shtesë.
Zgjedhja e Ismailit për nënkryetar të Kuvendit, vjen pasi deputeti i Lëvizjes Besa, në dhjetor të vitit të kaluar, pas zgjedhjeve lokale dhe pas daljes nga koalicioni qeveritar dhe kalimi në opozitë, dha dorëheqje nga kjo pozitë.
Ndërkohë, kjo pozitë iu caktua partisë Alternativa, e cila në dhjetor të vitit të kaluar, u bë pjesë e koalicionit qeveritar.