Nga Alternativa pas mbledhjes së Kryesisë Qendrore kanë bërë të ditur emërimet e kuadrove nga kjo parti, përcjell TV21. Ndonëse disa nga pozitat kanë mbetur të konfirmohen ditëve në vijim, më poshtë janë personat që sot janë emëruar nga kjo parti si bartës të funksioneve në Kuvend, Qeveri dhe dikastere të tjera të pushtetit ekzekutiv:
- Hysni Ismaili – nënkryetar i Kuvendit të RMV-së
- Bekim Sali – ministër i Shëndetësisë
- Admirim Aliti – ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës
- Xhemail Çupi – ministër pa resor – përgjegjës për mërgatën
- Lulzim Aliu – zëvendësministër i Arsimit dhe Shkencës
- Abdylshyqyr Abedini – zëvendësministër i Bujqësisë
- Daim Luçi – zëvendësministër i Kulturës
- Orhan Murtezani – drejtor në MEPSO
- Amir Elezi – drejtor i Spitalit Klinik të Tetovës
- Dritan Bexheti – drejtor i Fondit Pensional dhe Invalidor
- Mubekir Palloshi – drejtor i SHA “Hekurudhat e Maqedonisë –Transporti”
- Blerim Abazi – drejtor në Drejtorinë e Librave Amë
- Bekim Emini – drejtor i Agjencisë së Investimeve të Huaja.
Nga Alternativa njoftojnë se në mbledhjen e sotme janë caktuan edhe bartësit ose drejtuesit e disa institucioneve të tjera publike, por të njëjtit do të publikohen ditëve në vijim.