6.2 C
Tetovo
E enjte, 28 Nëntor, 2024
BallinaOpinionProf.Dr.Enver Bytyqi / “Deklarata e Kadaresë e porositur, Shqipëria ka luajtur rolin...

Prof.Dr.Enver Bytyqi / “Deklarata e Kadaresë e porositur, Shqipëria ka luajtur rolin e njerkës për Kosovën”

Prof.Dr. Enver Bytyqi në një postim të tij në Facebook ka komentuar një deklaratë të shkrimtarit të madh, Ismail Kadare. Bytyqi thotë se kjo shprehje e shkrimtarit në këtë kohë po jep një mesazh negativ.

“Kosova është Shqipëri”, thotë shkrimtari i madh, Ismail Kadare! Unë dua të them se kjo shprehje, edhe në gojën e Kadaresë, me qëllim ose pa qëllim, në këtë moment jep një mesazh negativ të dukshëm. Nëse themi se Kosova është Shqipëri, kjo përdoret si municion nga propagandistët anti-shqiptarë, për ti thënë Prishtinës se “ju duhet ti bindeni autoritetit të Tiranës, përfaqësuar nga kryeministri Rama dhe nuk mund të veproni e të bëni sipas mendjes tuaj në funksion të lirisë, pavarësisë, integritetit territorial dhe sovranitetit të vendit”, shkruan Bytyqi.

Madje sipas tij, ‘kjo është njëra anë. Por në këtë postulat shoh gjithashtu edhe dy elementë të tjerë negativë’.

“Së pari arsyetohet ende ideja e diktaturës dhe diktatorit se “Shqipëria është vendi amë i Kosovës dhe gjithë shqiptarëve kudo në botë”. Ndërkohë që Shqipëria ka luajtur dhe vazhdon të luajë së paku politikisht, rolin e njerkës, veçanërisht në adresë të Kosovës. Pra, rigjallëron një iluzion, i cili më shumë e ka dëmtuar se sa e ka ndihëmuar Kosovën. Së dyti, nxit inciativa dhe lëvizje për bashkim kombëtar. Për pasojë dëmtohet rëndë interesi shtetëror i Kosovës, madje cënohet drejtpërdrejt integriteti territorial i saj. Asgjë më shumë se një lëvizje politike e shoqërore për bashkim kombëtar nuk i vjen në ndihmë idesë serbe të ndarjes së Kosovës”, vlerëson ai.

Prof.Dr. Bytyqi thotë se kjo deklaratë e tij, mund edhe të jetë e porositur, pasi vetë shkrimtari Kadare për një kohë të gjatë ka heshtur lidhur me shumë ngjarje në Kosovë.

“Të jem i sinqertë, Kadare është shumë, shumë i zgjuar! Pra i di këto që po shkruaj. Dyshoj se ka ndikim në këtë deklaratë vizita e Macron në Tiranë dhe ceremonia e dekorimit të shkrimtarit tonë. Kam frikë se kjo deklaratë është një çokë e porositur! Qofsha i gabuar, por ka një kohë të gjatë që Ismail Kadare ka hesht lidhur me shumë ngjarje që kanë ndodhur në Kosovë! Pse bëri këtë deklaratë në këtë moment?! Pa qenë konspiracionist, përpiqem të qëmtoj, se çfarë ndodh në raste të tilla”, thekson Bytyqi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments