5.9 C
Tetovo
E diel, 19 Janar, 2025
BallinaLajmePROF.DR BEKIM TATESHI / A po rritet numri i fëmijëve me probleme...

PROF.DR BEKIM TATESHI / A po rritet numri i fëmijëve me probleme të syve?. S’kanë probleme me shikimin, por me ngërçin akomodativ

Nga viti i kaluar për regjistrimin e filloristëve në klasë të parë, përpos kontrolleve shëndetësore dhe stomatologjike, duhet të bëhet edhe kontrolli i syve. Përkundër aludimeve në opinion se nga këto kontrolle po vërehet rritje e numrit të fëmijëve që kanë probleme me shikimin, oftalmologu Prof.dr Bekim Tateshi hedh poshtë këto pretendime, ndërsa theksoi se sa e rëndësishme është kjo masë për detektimin e hershëm të problemeve të syve tek fëmijët.

“Është e vërtetë se para regjistrimit të fëmijëve kemi një tollovi nëpër ambulanca, dhe prej atij skriningu ne i veçojmë fëmijët të cilët kanë problem dhe ata fëmijë pastaj trajtohen me protokollet që i kemi. Nuk kisha thënë se numri i problemeve me sy është i rritur, por kjo masë është e mirë sepse fëmijët me probleme të syve kapen me kohë dhe kemi kohë për t’i trajtuar dhe për të arritur që ata të shohin pa problem”- deklaroi Prof.dr Bekim Tateshi – oftalmolog

Sipas Tateshit, më i lartë është numri i fëmijëve me ngërç akomodativ që shkaktohet nga fokusimi i gjatë në distanca të shkurtra, që rezulton në shikim të turbullt. Ndërsa shtoi se përdorimi i telefonave të mençur apo teknologjive tjera të ngjashme e nxjerrin në pah problemin që tashmë i kanë fëmijët.

“Nëse aludoni te ajo se telefonat e mençur ose laptopat, ose lojërat në kompjuter mund të ndikojnë në rritjen e problemeve të syve nuk isha pajtuar plotësisht, por kisha thënë se këto aktivitete të fëmijëve e nxjerrin në sipërfaqe problemin që e kanë. Ka një problematikë që quhet ngërç akomodativ i cili paraqitet tek fëmijët të cilët gjatë kohë fokusohet në distanca të shkurtra, po ka, numri i tyre është pak më i lartë. Përdorimi i tepërt, i pakufishëm i këtyre mjeteve dhe i pakontrolluar i këtyre mjeteve, apo teknologjisë normal që do të ketë ndikim jo vetëm tek sytë, por do të ketë ndikim edhe te qarkullimi i gjakut, mos zhvillimi fizik dhe mendor i një fëmije prandaj roli i prindërve në këtë mes është shumë i rëndësishëm, i nevojshëm”- pohoi Bekim Tateshi – oftalmolog.

Sa më herët që detektohen problemet, aq më lehtë trajtohen thotë Tateshi, i cili thekson se mosha ideale për kontroll të syve për fëmijët është mosha katër vjeçare. Ndryshe, për shkak të shumë ndikimeve negative në zhvillimin e fëmijëve sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë rekomandohet që fëmijët deri në moshën dyvjeçare të mos ekspozohen fare para ekraneve, pas moshës dy vjeçare vetëm një orë në ditë, ndërsa nga mosha tre vjeç deri katër jo më shumë se një orë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments