-0.2 C
Tetovo
E shtunë, 23 Nëntor, 2024
BallinaLajmeProblemi me ujë në Pallçisht, zëvendësministri Bekim Rexhepi: Punimet fillojnë së shpejti

Problemi me ujë në Pallçisht, zëvendësministri Bekim Rexhepi: Punimet fillojnë së shpejti

Zëvendësministri i Trasnportit dhe Lidhjeve, Bekim Rexhepi në lidhje me problemin e ujit të pijshëm të fshatit Pallçisht të Poshtëm komunës së Bogovinës thotë se fjalën e dhënë do ta mbajnë dhe Pallçishti do të ketë ujë të pijshëm.

“Çdo fjalë që e kam thënë para opinionit i qëndroj pas dhe fshati Pallçisht do të ketë ujë, së shpejti do të fillojnë punimet. Dje kishim takim me kryetarin e komunës së Bogovinës, ishte edhe një përfaqësues i Pallçishtit z. Akik Bajrami dhe u dakorduam që projekti të nis së më shpejtë”, ka theksuar zëvendësministri Rexhepi.

Në lidhje me protestën para komunës së Bogovinës, zëvendësministri Rexhepi u shpreh se e drejtë e gjithësecilit është të protestojë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments