7.7 C
Tetovo
E enjte, 28 Nëntor, 2024
BallinaLajmeProblemi me “kreditë e shpejta” në Maqedoninë e Veriut, Qeveria u takua...

Problemi me “kreditë e shpejta” në Maqedoninë e Veriut, Qeveria u takua me kompanitë financiare

Keqpërdorimi i të dhënave personale gjatë marrjes së kredive të shpejta, ishte qëllimi i takimit ndërmjet autoriteteve të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut dhe përfaqësuesve të kompanive që kryejnë këto shërbime në Maqedoninë e Veriut.

“Sot u mbajt takim koordinativ me institucionet dhe përfaqësuesit përgjegjës nga Grupi i kompanive financiare jobankare, me qëllim që të merren masa të shpejta dhe përforcuese për menaxhimin me keqpërdorimin e të dhënave personale nga qytetarët dhe marrja e “kredive të shpejta” kundërligjshëm”, njoftojnë nga Qeveria.

Në këtë takim mori pjesë zëvendëskryeministrja Slavica Grkovska, ministri Oliver Spasovski, zëvendësministri Filip Nikollovski, zëvendësguvernatorja Ana Mitrevska, zëvendësja e Avokatit të Popullit Sonja Trifunovska, drejtori i Agjencisë për mbrojtjen e të dhënave personale, Imer Aliu dhe përfaqësuesit e Grupit të kompanive financiare jobankare.

“Është e nevojshme koordinimi dhe qasja efikase e të gjitha institucioneve përgjegjëse, por edhe rritja e përgjegjësisë për kompanitë financiare me qëllim që të ndalohen të gjitha mundësitë për keqpërdorime të vazhdueshme me kreditë e shpejta që drejtpërdrejtë kryhen në shpinë të qytetarit”, vlerësoi Grkovska.

Qeveria raportoi që vetëm vitin e kaluar janë regjistruar 43 raste të keqpërdorimit të të dhënave personale përmes kredive të shpejta, ndërsa sivjet deri në muajin korrik janë regjistruar 65 raste të tilla.

Autoritetet qeveritare vlerësojnë që është e nevojshme që të përforcohen procedurat për konfirmimin e kërkuesve të kredive të shpejta dhe të rritet transparenca.

“U konstatua që kompanitë financiare në afat prej një muaji duhet të realizojnë edukimin adekuat të të punësuarve për realizmin e sistemit të identifikimit”, njoftojnë nga Qeveria, duke theksuar që këto kompani duhet të hartojnë procedura që do të garantojnë që të dhënat personale nga dokumentet përputhen me personin që kërkon.

Kompanitë për të përforcuar transparencën, brenda tri ditëve duhet të publikojnë në ueb faqe tarifat e shpenzimeve për kredi të shpejtë, ndërsa Ministria për Financa në afat prej 30 ditëve pritet të përgatit analizë për zgjidhjen ligjore që do të përmirëson dobësitë e sistemit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments