11.6 C
Tetovo
E hënë, 21 Prill, 2025
BallinaLajme Probleme me pagat, nesër protestojnë punonjësit e kulturës

 Probleme me pagat, nesër protestojnë punonjësit e kulturës

Punonjësit e Kulturës protesojnë të martën me fillim nga ora 12:00. Siç kanë bërë me dije nga Sindikata e punëtorëve të kulturës së Maqedonisë një këshill protestues në përbërje të zgjeruar, do të mbahet nesër në mesditë para Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit. Shkaku i protestës siç bëjnë me dije ata, janë vonesat në pagesën e pagave, udhëzimet e paqarta për përllogaritjen e pagave nga ana e Ministrisë dhe mosrespektimi i kontratave kolektive.

Të punësuarit në Kulturë nuk e kanë marë ende pagën e muajit mars. Revolta e tyre u shtua kur paga e tyre nuk u dha për festën e Pashkëve. Ndërkohë pa paga brenda afatit ligjor kanë mbetur edhe pjesë të tjera të sektorit publik. Ndërsa edhe ata që i kanë marrë nuk e kanë marë rritjen e nevojshme prej 12 përqind, ashtu siç është paraparë sipas marrëveshjes së përgjithshme kolektive.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments