4.5 C
Tetovo
E premte, 16 Janar, 2026
BallinaLajmeProbleme me nënkalimet në “Dardani” të Tetovës, banorët kërkojnë ndërhyrje

Probleme me nënkalimet në “Dardani” të Tetovës, banorët kërkojnë ndërhyrje

Banorët e lagjes “Dardania” në Tetovë assesi të gjejnë qetësinë me nënkalimet të cilat mbushen me ujë vazhdimisht. Kërkojnë ndërhyrjen e menjëhershme të autoriteteve. Nga Komuna e Tetovës thonë se të gjitha procedurat e tenderimit kanë përfunduar ndërsa punimet nisin pas përmirësimit të motit.

“Lagja “Dardania” në pjesën e poshtme të Tetovës assesi të gjej qetësi me nënkalimet. Sapo të shkrihet bora apo të resh shi, nënkalime menjëherë mbushen me ujë dhe rrezikojnë qytetarët, madje, duke vështirësuar edhe kalimin e tyre apo vajtjen në shtëpitë e tyre. Banorët thonë se ata vetë më shpesh e pastrojnë nënkalimin e parë apo të dytin, se sa organet përgjegjëse. Kërkojnë zgjidhje të përhershme”, raporton Bashkim Sulejmani, gazetar.

“Kiametin heqim këtu në këtë rrugë. Shiheni akulli deri ku është, çudi kjo këtu. Askush nuk e pastron, veturat kalojnë vetëm kur pakësohet uji. Kur ka ujë nuk mund të kalojmë aspak këtu, ne këtu rrimë me shtëpi, duhet të kalojmë kah ura tjetër atje, por ja problem me këtë. Nëse ka mundësi të rregullohet kjo mirë do bëhej, por s’mund të rregullohet kjo se askush nuk interesohet. Erdhën ca shokë me traktorë e pastruan, se mbushet me ujë kjo deri lartë”, tha një banor.

“Ky nënkalim gjithnjë mbushet, pak shi të ketë mbushet dhe s’mund të lëvizim. Edhe nënkalimi tjetër atje ende më keq është. Kjo me vite është që kur e mbaj mend nga koha e komunizmit. Veturat në maksimum na dëmton, brenda këtij viti të paktën 30 makina janë dëmtuar të pavlefshme janë bë. Duhet të intervenojnë sepse nëse vazhdohet kështu lagja është kolaps tërësisht”, u shpreh një tjetër banor.

Nga komuna e Tetovës thonë se tenderimi për rregullimin e nënkalimeve ka përfunduar, ndërsa pritet përmirësim i motit që të fillojnë punimet.

“Gjitha procedurat janë përmbyllur, tenderimi është kryer në gjitha fazat, presim përmirësimin e kushteve atmosferike që të fillojmë punimet në lagjen Dardania. Është problem i vjetër dhe zgjidhja ishte komplekse por për fat të mirë jemi në fund fare dhe ekipet me përmirësim të motit do jenë në terren për zgjidhjen e problemit”, theksoi Albion Alili, zëdhënës i komunës së Tetovës.

Në nënkalimin e dytë të lagjes “Dardania”, përveç mbushjes me ujë ka filluar të dëmtohet tej mase edhe ura, e cila ka plasaritje në të dyja anët. /Alsat.mk

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments