12.6 C
Tetovo
E premte, 20 Shtator, 2024
BallinaLajmePritjet te VLEN / A.Gashi kryeparlamentar,Bilall Kasami kthehet në Tetovë, Taravari dhe...

Pritjet te VLEN / A.Gashi kryeparlamentar,Bilall Kasami kthehet në Tetovë, Taravari dhe Mexhiti ministra ?!

Krerët e koalicionit opozitar shqiptar VLEN do të jenë pjesë e pushtetit legjislativ dhe ekzekutiv, përpos kryetarit të Lëvizjes BESA, Bilall Kasami që do ti kthehet detyrës së kryetarit të komunës së Tetovës.

Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi sot pritet të marrë detyrën e kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut. Me zgjedhjen në këtë detyrë, ai paraprakisht është dorëhequr nga posti i kryetarit të kësaj partie dhe në vend të tij detyrën do ta kryen deputeti Bekim Sali.

Kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari pritet që të jetë ministër i shëndetësisë, duke lënë detyrën e të parit të komunës. Taravari rikthehet në këtë detyrë pas më shumë se 7 viteve, kur ishte pjesë e Qeverisë së Zoran Zaevit, dhe që doli ministri më i suksesshëm për disa muaj të udhëheqjes të dikasterit të shëndetësisë.Njëra prej posteve me rëndësi,dhe për Cv tërheqëse por që ishte edhe në pritje të shumë mjekëve të mirënjohur shqiptar në RMV, si duket po mer fund ëndërra e tyre…për qetësi partiake Taravari vihet në rol të ministrit…

Kryetari i LD-së, Izet Mexhiti po ashtu do të lë mandatin e deputetit dhe do të jetë në postin e zëvendëskryeministrit të parë të Qeverisë.(posti i Artan Grubit me LSDM e Kovaçevskit)

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments