8.7 C
Tetovo
E diel, 11 Maj, 2025
BallinaLajmePritje të gjata në vendkalimet kufitare, “Bogorodica” është pika më e ngarkuar

Si çdo fundjave, edhe në prag të kësaj fundjave në vendalimet kufitare të vendit është shtuar intensiteti i komunikacionit jashtë mjediseve urbane, si dhe është rritur pritja në vendkalimet kufitare. Për hyrje-daljet nga shteti pasagjerët duhet të presin me orë procedurat kufitare. Vendkalimi më i ngarkuar kufitarë është ai i “Bogorodicës”. 

Përveç Greqisë, në orët e hershme të mëngjesit ka pasur edhe kolona të gjata të automjeteve të pasagjerëve nga Serbia dhe Kosova. Për tejkalimin e situatës janë vënë në shërbim të gjitha kapacitete teknike dhe njerëzore njoftojnë nga MPB.

“Në vendkalimin kufitarë “Bogorodica” në prag të fundjavës ka rrëmujë, për dalje nga shteti ka frekuencë të shtuar të pasagjerve dhe automjeteve. Në kufi janë vendosur në funksion të gjitha kapacitete teknike dhe njerëzore dhe për moment janë të hapura  pesë korsi për automobile, një për autobusa dhe një për kamionë. Për shkak të kontrolleve të zakonshme kufitare, koha për dalje nga shteti merr rreth 30 minuta deri në një orë.”, tha zëdhënësi i MPB-së Goce Andreevski.

Sipas Andervskit, shumica e pasagjerve dalin janë shtetas të Maqedonisë.

“Në vendkalimin kufitarë Bogorodicë gjatë ditës kanë kaluar 8650 pasagjerë, prej tyre 5017 janë shtetas të Maqedonisë së Veriut, 3673 janë shtetas të huaj. Në periudhën e caktuar ka shteti kanë dalë 3836 shtetas të maqedonisë.”, tha Andreevski.

Sipas Auto moto-Lidhja e Maqedonisë në pikat tjera kufitare nuk ka patur pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments