9.9 C
Tetovo
E shtunë, 31 Maj, 2025
BallinaLajmeBotaPritet ndërtimi i 22 vendbanimeve të reja IZRAELITE në Bregun Perëndimor

Pritet ndërtimi i 22 vendbanimeve të reja IZRAELITE në Bregun Perëndimor

Qeveria izraelite ka aprovuar krijimin e 22 vendbanimeve të reja në zonat e pushtuara në Bregun Perëndimor, si pjesë e një iniciative të Ministrit të Mbrojtjes Israel Katz dhe atij të Financave Bezalel Smotrich. Vendimi përfshin planet për rinovimin e një sërë vendbanimesh në Samaria-n veriore dhe zhvillimin e komuniteteve të reja përgjatë kufirit të Luginës së Jordanisë.

Sipas Ministrisë izraelite të Mbrojtjes, ky veprim synon të forcojë pozicionin strategjik të Izraelit në të gjithë rajonin dhe synon përdorimin e tokave për projekte të mira infrastrukture e rritje të numrit të popullsisë.“Kemi marrë një vendim historik për zhvillimin e zonave në Judea dhe Samaria”, ka shkruar ministri Smotrich në “X”, për territorin e pushtuar që prej vitit 1967.

Kjo lëvizje ka shkaktuar mjaft shqetësim në rang ndërkombëtar, sidomos pas një videoje të postuar të vetë kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu në Jeruzalem. Shihet si një pengesë për krijimin e shtetit palestinez, ndërsa Hamasi e dënon këtë veprim si një pushtim kriminal të tokës palestineze me një projekt shumë të qartë. “Kjo është sfidë e hapur ndaj vullnetit ndërkombëtar dhe shkelje e rezolutave të Kombeve të Bashkuara”, tha grupi militant.

Edhe Jordania reagoi ashpër duke e quajtur shkelje flagrante të së drejtës ndërkombëtare dhe që minon perspektivat për paqe. Izraeli ka ndërtuar mbi 100 vendbanime në të gjithë territorin, që nga qendrat tregtare deri te fabrikat e parqet publike.

Bregu Perëndimor, shtëpia e 3 milionë palestinezëve (me shtetësi izraelite)

Kjo zonë kontrollohet nga ushtarët izrealitë, por është administruar gjithnjë nga Autoriteti Palestinez me mbështetjen e vendeve të perëndimit.

Vitet e fundit, Izraeli ka përshpejtuar ndërtimin e vendbanimeve, që para se të plaste lufta në Gaza, më 7 tetor 2023. I ka kufizuar palestinezët në zona gjithnjë e më të vogla të Bregut Perëndimor, me qëllim krijimin e  një shteti të qëndrueshëm e të pavarur.

Në 2024-ën, Gjykata e Lartë e Kombeve të Bashkuara vendosi se prania e Izraelit në territoret palestineze është e paligjshme dhe bëri thirrje që ndërtimi i vendbanimeve të ndalonte menjëherë. Përgjigja e Izraelit ishte se këto “territore janë pjesë e atdheut historik të hebrenjve”.

Në 2005-ën u detyrua të bënte një hap pas në Rripin e Gazës, por asnjëherë nuk kanë ndaluar tentativat për zhvendosjen e popullsisë atje. Për palestinezët, ky është një plan dëbimi me forcë nga toka e tyre dhe që shkel në mënyrë flagrante të drejtat e tyre.

Aktualisht, Izraeli kontrollon më shumë se 70% të territorit në Gaza dhe që prej fillimit të luftës, ka vrarë mbi 54 mijë palestinezë, më së shumti gra e fëmijë. Këto janë raportimet nga Ministria e Shëndetësisë së Gazës.

/tvklan.al

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments