Kryetari i Këshillit Grevist të Sindikatës së Arsimit, Rrahman Jasharaj, u sulmua sot nga një prind gjatë vizitës në shkollën “Ismail Qemaili”, në Prishtinë duke u cilësuar si pengesa e vetme për nisjen e procesit mësimor. Jasharaj më parë u përballë me mësimdhënës të shkollës, të cilët kërkuan kthim në procesin mësimor, mirëpo së bashku me Këshillin Grevist, theksoi se Greva do të vazhdojë deri në përmbushjen e kërkesave./21Media