Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji ndaj 31 të pandehurve veç e veç, zyrtarë të Ministrisë së Bujqësisë dhe përfitues të subvencioneve.
Bëhet e ditur se ekziston dyshim i bazuar se të pandehurit kanë kryer vepra penale të keqpërdorimit të pozitës së tyre dhe autoritetit zyrtar me falsifikim të dokumenteve, marrje të ryshfetit në bashkëkryerje, mashtrim me subvencione dhe dhënie të ryshfetit.