Gjashtë persona kanë pësuar lëndime trupore pasi ashensori ka rënë nga kati i dytë në bodrum, në rrugën “Hisni Gashi” në Prishtinë.
Policia njofton se viktimat janë dërguar në QKUK për trajtim të nevojshëm mjekësor.
“LËNDIM I RËNDË TRUPOR- Rr. Hisni Gashi, Prishtinë 25.02.2023-22:51. Është raportuar se si pasoj e një ashensori i cili ka rënë në një ndertës nga kati i dytë në podrum, lëndime trupore kanë pësuar gjashtë persona viktima femra kosovare të cilat janë dërguar në QKUK për trajtim të nevojshëm mjekësor. Njësitë relevante kanë dal në vendin e ngjarjes, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raport.