Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka thënë se punimet në rrugën Prizren – Tetovë po vazhdojnë me energji e angazhim të plotë.
Aliu tha për projektin 35 milionësh se është një dëshmi se si një projekt përparon me sukses kur bëhet planifikimi i duhur.
“Me energji e angazhim të plotë po vazhdojnë punimet në projektin 35 milionësh: Rruga Prizren-Tetovë. Edhe një dëshmi më shumë se si një projekt përparon me sukses kur bëhet planifikimi i duhur, sigurohet buxheti, dhe përfundohen shpronësimet”, shkroi Aliu, transmeton Klankosova.tv.
Gjatësia e kësaj rruge, sipas Aliut është 20.3 kilometra, teksa tha se kjo rrugë hapë një korridor të ri rrugor me ndikim në të gjithë rajonin.