10.1 C
Tetovo
E diel, 19 Tetor, 2025
BallinaLajmePrindërit e viktimave nga zjarri në Koçan, marshuan sot për herë të...

Prindërit e viktimave nga zjarri në Koçan, marshuan sot për herë të 27-të

Pasditen e sotme në Koçan u mbajt marshimi i 27-të “Marshi për engjëjt” në kushte me shi dhe sipas itinerarit të zakonshëm, por pa ndonjë deklaratë zyrtare nga ata, gjë që deri më tani ka qenë mënyra e komunikimit të prindërve të viktimave me opinionin.

Përmes mesazheve të shkruara në pankarta, edhe sot për tragjedinë në “Puls” ata i fajësuan institucionet, nga të cilat kërkojnë drejtësi dhe gjykim të drejtë. Dhjetë minuta u bllokua komunikacioni në rrugën “Stevo Teodosievski”, te ura e dyfishtë mbi lumin Koçanska.

Marshi për engjëjt e tyre prindërit e filluan nga “Parku i Revolucionit”, prej nga u nisën drejt Qendrës Tregtare. Marshimi vazhdoi drejt Gjykatës Themelore me ndalesa të shkurtra përpara ndërtesës së DAP-it dhe Stacionit Policor.

Marshi i 27-të “Për engjëjt” në Koçan sot përfundoi aty ku edhe filloi – në “Parkun e Revolucionit”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments