Policia Financiare në Prokurorinë Themelore Publike në Prilep ngriti një padi penale kundër personit D.K.
Si zyrtar në Spitalin e Përgjithshëm me juridiksion të zgjeruar “Borka Taleski” Prilep
dyshohet se ai ka kryer veprën penale Keqpërdorim i detyrës zyrtare.
I dyshuari, transmeton portali lideri.mk, në cilësinë e personit zyrtar, i punësuar në pozicionin e raportuesit të pavarur – kryearkëtar në Departamentin e Materialeve
për çështje financiare, në periudhën nga 01.01.2020 deri më 31.12.2021, me qëllim që të realizojë dobi të paligjshme për vete, e ka përvetësuar pjesën më të madhe të mjeteve të paguara nga pacientët në bazë të
Participimit dhe shërbimeve shëndetësore private, në vend se ti paguan në llogarinë bankare të institucionit.
Sipas pooicisë, në vitin 2020 ai përvetësoi mjete në vlerë prej 6,568,726 denarëve
dhe për vitin 2021 përvetësoi një shumë prej 8,494,558 denarëve. Në këtë mënyrë ai ka dëmtuar buxhetin e spitalit në shumë totale prej 15.063.284 denarëve.
D.K. është privuar nga liria dhe i njëjti është sjellë para gjyqtarit të procedurës paraprake në Gjykatën Themelore të Prilepit.
