Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka thënë se tashmë janë gjetur disa prova të ndikimit të Rusisë në sulmin në Banjskë, ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku.
Sveçla këto deklarime i ka thënë në një konferencë për shtyp, ku ka dhënë detaje shtesë.
Janë disa prova, janë deklaruar tashmë se një nga disa veturat janë gejtur në gjuhën ruse, një nga ose disa nga pajisje janë ruse, motorët katërrrotshe i keni parë, janë prodhim rus, dhënë si donacion ushtrisë së Serbisë.
Ata i kanë shfrytëzuar për sulme ndaj Republikës së Kosovës”, u shpreh Sveçla.