4.3 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBotaPrezenca e “Wagnerit” / Polonia dërgon mijëra ushtarë pranë kufirit me Bjellorusinë

Prezenca e “Wagnerit” / Polonia dërgon mijëra ushtarë pranë kufirit me Bjellorusinë

Polonia ka nisur t’i dërgojë mbi 1000 trupa ushtarake në lindje të vendit, mes shqetësimeve në rritje se prania e mercenarëve të “Wagnerit”, në Bjellorusi, mund të çojë në rritje të tensionit në kufirin e saj, raportoi TheGuardian të dielën.

Ministri polak i Mbrojtjes, Mariusz Błaszczak, bëri të ditur lëvizjen e ushtarëve, duke shtuar se janë në gatishmëri të plotë.

“Mbi 1000 ushtarë dhe gati 200 njësi pajisje nga Brigada e 12-të dhe e 17-të, të mekanizuara, kanë nisur të lëvizin drejt lindjes…Ky është një demonstrim i gatishmërisë sonë për t’iu përgjigjur përpjekjeve për destabilizim pranë kufirit në vendin tonë”, shkroi ai.

Të dielën e kaluar, Polonia ka bërë te ditur se do t’i dërgonte 500 zyrtarë policorë për të forcuar sigurinë në kufirin e saj me Bjellorusinë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments