9.4 C
Tetovo
E premte, 22 Nëntor, 2024
BallinaLajmePrezenca e shtuar e ushtrisë së Serbisë në kufi me Kosovën, Bujar...

Prezenca e shtuar e ushtrisë së Serbisë në kufi me Kosovën, Bujar Osmani kontakton Daçiqin

Ministri i Punëve të Jashtme, njëherë kryesuesi i OSBE-së, Bujar Osmani thotë se ka kontaktuar ministrin e Jashtëm serb, Ivica Daçiq, për të shprehur shqetësimin për vendosjen e trupave shtesë të ushtrisë së Serbisë në kufi me Kosovën, shkruan TV21. Osmani thotë se si OSBE, do të kontribuojnë që palët t’i rikthehen bisedimeve.

“I shqetësuar për rritjen e ushtrisë përgjatë kufirit të Serbisë me Kosovën, kontaktova ministrin e Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq këtë mëngjes. Përshëndes qëndrimin për tërheqje si hapi i parë drejt de-eskalimit. Mirëpres vendimin e NATO-s për trupa shtesë të KFOR-it. OSBE është pranishme dhe e gatshme për të ndihmuar për të ulur tensionet dhe për t’u kthyer në tryezë”, ka shkruar Osmani.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments