Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë sot organizon prezantim publik të studimit nacional “Qëndrime dhe perceptime të gazetarëve për transparencën e gjyqësorit në Maqedoninë e Veriut”, i cili paraqet të gjeturat e hulumtimit të realizuar në mesin e gazetarëve të mediave të ndryshme në vend, të cilët raportojnë rregullisht për punën e institucioneve gjyqësore ose kanë përvojë dhe njohuri të caktuara për rolin e gjyqësorit.
“Qëllimi kryesor i këtij studimi kërkimor është të fitojë njohuri dhe të japë rekomandime se si të lehtësohet dialogu dhe bashkëpunimi ndërmjet gazetarëve dhe autoriteteve gjyqësore dhe të përcaktohen fushat dhe aktivitetet prioritare që do të ndihmojnë në transformimin e marrëdhënieve aktuale “antagoniste” në
partneriteti mes gazetarëve dhe institucioneve gjyqësore, ndërsa janë në favor të interesit publik”, kumtoi SHGM.