16.3 C
Tetovo
E enjte, 17 Korrik, 2025
BallinaLajmePresidentja Vjosa Osmani, paralajmëron: Nëse s’ka zgjidhje deri në fundjavë, i drejtohem...

Presidentja Vjosa Osmani, paralajmëron: Nëse s’ka zgjidhje deri në fundjavë, i drejtohem Kushtetueses

Presidentja Vjosa Osmani tha se nëse edhe gjatë këtij vikendi nuk ka formim të institucioneve, në fillim të javës do ta dërgojnë për interpretim.

Sipas saj aktgjykimi i Kushtetueses dhe mos respektimi i afatit tridhjetë ditor për formim të institucioneve “duhet të ketë pasojë juridike”.

“Negocimi i koalicioneve është çështje e partive, në të cilat nuk mund të ndërhyjë asnjë president. Në të njëjtën kohë unë jam e bindur sikurse për çdo afat tjetër, edhe për këtë afat, në qoftë se nuk respektohet duhet të ketë pasojë juridike. Çka ndodhë me institucionet nëse ato nuk konstituohen deri më 26 korrik”, tha ajo.

“Sa i përket takimeve, unë kam pasë takime me të gjithë liderët politikë, me disa jam edhe në komunikim të vazhdueshëm. Ne i vazhdojmë takimet, megjithatë nuk është roli i asnjë presidenti që të negociojë koalicione, ta keni të qartë unë atë e kam të ndaluar me Kushtetutë”.

“Në të njëjtën kohë dua të qartësoj që Kushetuta nuk më lejon në këtë fazë ta shpërndajë Kuvendin dhe ta dërgojë vendin në zgjedhje. Pra, duhet të plotësohen disa kritere ligjore që akoma nuk janë plotësuar ende për një gjë të tillë, siç e dini kjo mund të ndodh në qoftë se shpërndahet Kuvendi, por ajo mund të bëhet pas konstituimit, në qoftë se dështon zgjedhja e qeverisë brenda një afati të caktuar e disa mundësi të tjera që për këtë rast nuk ekzistojnë”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments