9.9 C
Tetovo
E diel, 15 Shtator, 2024
BallinaLajmePresidentja Vjosa Osmani: Kur nuk ka koordinim me aleatët, suksesi mund të...

Presidentja Vjosa Osmani: Kur nuk ka koordinim me aleatët, suksesi mund të jetë momental dhe i brishtë

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka reaguar për mospajtimet mes Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Qeverisë së Kosovës, ku thotë se mund të jenë për disa qasje, por kurrë për qëllimin final. Ajo thotë se të dy anët, si SHBA ashtu edhe Qeveria dëshiron një Kosovë sovrave, të pavarur e shumëetnike.

Por Osmani thotë se koordinimi me aleatët është kyç, dhe moskoordinimi me ta mund të ketë një sukses momental, por pastaj është më i brishtë si sukses.

“Tani mund të dëgjojmë deklarata mospajtimi midis zyrtarëve në ShBA dhe Qeverinë e Kosovës mbi disa prej qasjeve, por asnjëherë përsa i përket qëllimit përfundimtar dhe vlerave fundamentale që i kemi të përbashkëta. Nuk ka asnjë mospajtimi mbi faktin që dy anët duan një Kosovë që është sovrane, e pavarur, në kufijtë aktual të suksesshëm, prosperuese, shumetnikë, të ndërtuara mbi Kushtetutën e saj. Por ndonjëherë qasja drejt ruajtjes e mbajtjes së një Kosove demokratike, të fortë e të drejtë, mund të dallojnë. Mund të ketë diferenca në këtë drejtim, por asnjëherë nuk ka pasur e as sot nuk ka mbi atë se çfarë Kosove duam, cilat janë vlerat”, tha Osmani gjatë pjesëmarrjes si folëse në forumin global të sigurisë, “GLOBSEC 2024” në Pragë të Çekisë, shkruan Reporteri.net.“Mospajtimi nuk është sa i përket rrugës, ndoshta vetëm shpejtësia me të cilën ecet. Nuk dua të them se krejt situata është e qartë. Kam pasur njëzet vjet përvojë në politikë dhe koordinimi me aleatët është kyç, një prej aspekteve më të rëndësishme të suksesit tonë, sepse kur koordinohemi me aleatët tonë suksesi është më i qëndrueshëm dhe më afatgjatë, dhe kur nuk e bëjmë këtë është vetëm një sukses momental, mund të duket mirë, mund të tingëllojë mirë, por pastaj është më i brishtë si sukses dhe pastaj mund të bëhen hapa prapa. Si presidente ky është qëndrimi që mbajë dhe unë besoj fuqimisht, dhe këtë e kemi parë, e mësuar, kur ke aleanca të fuqishme këtu e ke fuqinë. Fuqia më e madhe si vend bazohet në partneritetin tonë dhe kjo na ka mbajtur të fuqishëm, pavarësisht sfidave, dhe jo secili në Kosovë pajtohet me këtë që them unë. Dallimi midis Kosovës dhe SHBA-së, sa shpejt ecin në një drejtim, nuk është fjala për drejtimin apo destinacionin”, ka thënë Osmani.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments