Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se këtë vit festën e lashtë shqiptare, Darkën e Lamës, e ka shënuar bashkë me Policinë e Republikës së Kosovës, në kampin “Enver Zymeri”, në Mitrovicë, në shenjë mirënjohjeje, vlerësimi e falënderimi për gra e burra në uniformë, të cilët shërbejnë pa u lodhur për të na bërë të ndihemi të sigurtë, shkruan telegrami.mk.
“Në prani edhe të familjeve të policëve që kanë rënë në detyrë, përfshirë familjen e heroit Afrim Bunjaku, shprehëm mirënjohjen më të thellë të të gjithë qytetarëve të Republikës për ata që dhanë jetën në mbrojtje të çdo pëllëmbe të territorit të vendit tonë”, ka shkruar Osmani.