Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani nesër do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut.
Lajmi është komunikuar zyrtarisht edhe nga kabineti i presidentit të vendit, Stevo Pendarovski, duke informuar edhe detaje nga agjenda e vizitës.
Presidentja Osmani pasi që do të pritet me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake në një ceremoni zyrtare, do të ketë takim kokë më kokë me presidentin Pendarovskin dhe takim plenar të delegacioneve të Maqedonisë së Veriut dhe të Kosovës. Më pas vijon konferenca e përbashkët me gazetarët.
Gjatë orëve të pasdites, presidentja e Kosovës do të takohet me kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferin, kryeministrin Dimitar Kovaçevski dhe do të mbajë një fjalim në një seancë ceremoniale në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut.
Po ashtu, në kuadër të vizitës, në kishën “Shën Spas” në Shkup, Pendarovski dhe Osmani-Sadriu do të vendosin kurora lulesh mbi varrin e Goce Dellçevit