8.4 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmePresidentja e KE-së veçon aeroportin e Rinasit që menaxhon Kastrati Grup: Ka...

Presidentja e KE-së veçon aeroportin e Rinasit që menaxhon Kastrati Grup: Ka rritjen më të shpejtë në Europë!

Menaxhimi dhe Investimet e grupit Kastrati në aeroportin e Tiranës marrin vlerësim maksimal nga drejtuesja europiane.

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen, e pranishme në Samitin e Bledit në Slloveni ka vlerësuar Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës si aeroportin me rritjen më të shpejtë në Europë.

“Saktësisht një vit më parë ne prezantuam planin e ri të rritjes për Ballkanin Perëndimor dhe puna ka filluar të tregojë rezultatet e para. Le të ndalemi për një moment dhe të kremtojmë këto arritje, të cilat ju udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor duhet të jeni shumë krenarë”, theksoi Von der Leyen.

“Tirana është aeroporti me rritjen më të shpejtë në Europë. Kompanitë europiane po vendosen në Serbi dhe në Bosnjë-Hercegovinë me një hap të shpejtë. Kosova, reformat ekonomike të saj, janë lëvduar nga FMN-ja dhe po sjellin përfitime ekonomike. Investimet dhe infrastruktura në Maqedoninë e Veriut janë burim frymëzimi. Mali i Zi sapo ka përjetuar rritjen e vlerësimit, kreditimit”, nënvizoi Presidentja e KE-së.

Top Channel

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments