Presidenti Zelensky bëri një thirrje në llogaritë e tij të mediave sociale duke ftuar këdo që të vijë dhe të luftojë “krah për krah” me ukrainasit.
Në postim thuhet: “Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky u drejtohet të gjithë qytetarëve të botës, miqve të Ukrainës, paqes dhe demokracisë. Kushdo që dëshiron të bashkohet me mbrojtjen e Ukrainës, Evropës dhe botës mund të vijë dhe të luftojë krah për krah me ukrainasit kundër kriminelëve rusë të luftës.”
Një postim më i detajuar thotë se shtetasit e huaj lejohen ligjërisht të bashkohen me mbrojtjen e Ukrainës dhe se një divizion i veçantë luftëtarësh po formohet, i quajtur “Legjioni Ndërkombëtar për Mbrojtjen Territoriale të Ukrainës”.
Udhëheqësi i Ukrainës ka theksuar më parë se si vendi është lënë të mbrohet vetë.
Aleatët perëndimorë kanë dërguar armë dhe municione – por nuk po i vënë ‘çizmet në tokë’. Ukraina nuk është pjesë e aleancës mbrojtëse të NATO-s.