7.1 C
Tetovo
E premte, 29 Nëntor, 2024
BallinaLajmePresidenti Pendarovski vizitoi Misinin, i cili është në grevë etje para Kuvendit

Presidenti Pendarovski vizitoi Misinin, i cili është në grevë etje para Kuvendit

Presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski mëngjesin e sotëm ka vizituar aktivistin Suad Misini, i cili prej dje ka nisur grevën me etje para Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, në shenjë revolte për personat pa dokumente, përcjell TV21. Pendarovski thotë se e ka njoftuar Misinin se tashmë ka nënshkruar Dekretin e Ligjit për evidencën amë të qytetarëve, me çka do të zgjidhet problemi i 600 qytetarëve pa dokumente.

“Në bisedë e njoftova se tashmë e kisha nënshkruar Dekretin ligjor për ndryshimin e Ligjit për evidencën amë të qytetarëve. Këto ndryshime u mundësojnë më shumë se 600 qytetarëve tanë të zgjidhin problemet e tyre dhe të pajisen me dokumente personale. Ndryshimet do të zgjidhin edhe problemin e pashtetësisë për çdo fëmijë që do të lindë në vend sepse do të marrë certifikatën e lindjes, pavarësisht nëse prindërit kanë apo jo dokumente personale. Veçanërisht dua të theksoj se është e nevojshme që sa më shpejt të bëhen ndryshime në Ligjin për vendbanim dhe vendqëndrim, të cilat do t’i mundësojnë një kategorie tjetër vulnerabël të qytetarëve tanë të pajisen me dokumente personale”, shkruan Pendarovski./tv21.tv

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments