Mbrëmjen e 23 dhjetorit është shënuar dita e Komunës së Gostivarit, përcjell TV21. Në festën e organizuar nga kryetari i kësaj komune Arben Taravari ishte prezent edhe presidenti i vendit, Stevo Pendarovski.
“Gostivari mbetet i pari!
Ashtu ishte edhe sot në 23 Dhjetor, në festën e Ditës së Komunës sonë!
Të bindur me zemër dhe mendje, me dakordimin e shumicës, këtë vit Qytetar nderi kemi shpallur mjekun që i shërbeu gjithë qytetit, Ferit Sadiku.
Gjithashtu me mirënjohje i dekoruam personalitetet nga Gostivari për arritje ndërkombëtare: Kimet Jusufi – arritje ndërkombëtare në shkencë; Vedud Purde – arritje ndërkombëtare në shkencë; Marija Milloshevska – arritje ndërkombëtare në shkencë dhe Andi Ismaili – aritje ndërkombëtare në art.
Faleminderit edhe presidentit të shtetit, z. Stevo Pendarovski që iu bashkëngjit festës sonë!
Ishte kjo një ceremoni modeste dhe me numër të kufizuar pjesëmarrësish e mysafirësh për shkak të pandemisë! Uroj që vitin tjetër festa të jetë më e madhe dhe të gjithë bashkë të kremtojmë!”, ka shkruar Taravari