5.3 C
Tetovo
E hënë, 20 Janar, 2025
BallinaLajmePresidenti Pendarovski: Gëzuar Bajramin gjithë myslimanëve, toleranca ndërfetare është baza e shoqërisë...

Presidenti Pendarovski: Gëzuar Bajramin gjithë myslimanëve, toleranca ndërfetare është baza e shoqërisë së Maqedonisë

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski ka uruar myslimanët e vendit duke thënë se muaji i shenjtë i Ramazanit është muaj i agjërimit, dhënies, provës, muaj për përforcimin në besim, kuptimin dhe respekt ndaj të tjerëve.

“Me festimin e përbashkët, ashtu sikurse në festat tjera, japim mesazh të qartë se toleranca ndërfetare dhe ndëretnike si dhe respekti janë bazat e shoqërisë së Maqedonisë”, shkruan Pendarovski.

Ai uroi që në këto ditë feste, myslimanët të kalojnë në rrethin e më të afërmve me shëndet dhe mirëqenie.

“Gëzuar Fitër Bajrami gjithë besimtarëve të përkatësisë islame”, uron presidenti Pendarovski

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments