Presidenti i shtetit Stevo Pendarovski me dekret e emëroi profesorin Lubomir Fërçkovsin për ambasador të plotfuqishëm të Republikës së Maqedonisë së Veriut pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Nju-Jork, konfirmuan për MIA-n nga kabineti i Pendarovskit.
Përndryshe, që në qershor të vitit të kaluar Ministria e Punëve të Jashtme ka kërkuar nga komisioni kompetent në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut të caktojë seancë për prezantimin e tezave të kandidatit, në pajtim me praktikën e vendosur.