Partia Fatah, e udhëhequr nga presidenti palestinez Abu Mazen, ka bërë thirrje për largimin e Hamasit nga pushteti në Rripin e Gazës, duke paralajmëruar se ky veprim është thelbësor për të ruajtur “praninë e palestinezëve” në territorin e përbaltur nga lufta.
Kjo thirrje erdhi ndërsa Izraeli intensifikon operacionet ushtarake, duke kërcënuar të zhvendosë popullsinë dhe të aneksojë pjesë të territorit.Mounther al-Hayek, zëdhënës i Fatahut, shprehu shqetësimin për pasojat që mund të ketë kjo situatë për popullatën e Gazës, duke theksuar se “hamasi duhet të tregojë dhembshuri për Gazën, fëmijët, gratë dhe burrat e saj”.
Ai paralajmëroi se ditët që do të vijnë mund të jenë “të vështira, të dhimbshme dhe të rënduara” për popullin palestinez. Po ashtu, ai kërkoi që Hamas të largohej dhe të kuptonte se “beteja e ardhshme mund të shkatërrojë ekzistencën e palestinezëve në Gaza”.
© SYRI.net