5.9 C
Tetovo
E diel, 19 Janar, 2025
BallinaLajmePresidenti me mbështetje për prindërit: Pendarovski në vizitë në Embla, e dërgoi...

Presidenti me mbështetje për prindërit: Pendarovski në vizitë në Embla, e dërgoi për dore për mësim

Presidenti Stevo Pendarovski sot në Gostivar ka vizituar familjen e Embla Ademit, si dhe shkollën fillore “Edinstvo”, ku Embla vijon mësimet.

Sipas zyrës së presidentit, në fokus të bisedimeve ishin sfidat me të cilat ajo dhe familja e saj përballet çdo ditë, duke u fokusuar në mundësitë për tejkalimin e tyre.

Pendarovski inkurajoi dhe përkrahu prindërit në luftën e tyre për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve me zhvillim jotipik dhe mirëpriti reagimin e shpejtë të Avokatit të Popullit dhe vendimin e Komisionit për mbrojtje nga diskriminimi për hapjen e procedurës për rastin Embla”, thuhet në komunikatë. nga zyra e presidentit..

Ndër të tjera, Pendarovski theksoi se janë të papranueshme sjelljet e atyre që në çfarëdo mënyre i rrezikojnë të drejtat e fëmijëve, sidomos kur bëhet fjalë për fëmijët me zhvillim jotipik. Ata jo vetëm duhet të gëzojnë të drejtat që meritojnë, por edhe të ndihen të barabartë dhe të mirëpritur në bankat dhe oborrin e shkollës. Është detyrimi ynë, si shtet, por edhe si individë, dhe elementi kyç në këtë mision të përbashkët është ndjeshmëria.

“Do të ndihmojë fëmijët si Embla, por gjithashtu do të na ndihmojë të mësojmë prej tyre se si të gëzohemi vërtet, të ndajmë dhe të solidarizojmë,” shtoi presidenti.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments