-2.3 C
Tetovo
E premte, 21 Shkurt, 2025
BallinaLajmeBotaPresidenti kinez Xi Jinping pritet të vizitojë SHBA, nuk ka detaje mbi...

Presidenti kinez Xi Jinping pritet të vizitojë SHBA, nuk ka detaje mbi afatin kohor

Presidenti amerikan Donald Trump tha të mërkurën se priste një vizitë të Presidentit kinez Xi Jinping në Shtetet e Bashkuara, por pa dhënë një afat kohor se kur pritej vizata e tij.

Presidenti Trump i bëri këto komente para gazetarëve në avionin presidencial “Air Force One” dhe tha se “është e mundur” që Shtetet e Bashkuara dhe Kina të arrijnë një marrëveshje të re tregtare. Një bisedë mes presidentëve Xi dhe Trump shihet si thelbësore për lehtësimin ose shtyrjen e mundshme të tarifave tregtare.

“Ne do të kemi për vizitë Presidentin Xi dhe gjithë që vijnë (në SHBA)”, tha Presidenti Trump, ndërsa foli gjithashtu për udhëheqës të tjerë që mund të vizitojnë Shtetet e Bashkuara.

Presidenti Xi udhëtoi për herë të fundit në Shtetet e Bashkuara në nëntor të vitit 2023, në vizitën e tij të pestë në vend si president kinez, për një samit me Presidentin e atëhershëm amerikan Joe Biden, që rezultoi në një marrëveshje për të rifilluar komunikimet ushtarake mes dy vendeve dhe për të kufizuar prodhimin e fentanilit.

Presidentët Trump dhe Xi kishin folur pak përpara se Presidenti Trump të merrte detyrën më 20 janar dhe diskutuan çështje të ndryshme, duke përfshirë TikTok-un, tregtinë dhe Tajvanin.

Presidenti Trump u tha gazetarëve të mërkurën se ai po bisedon me Kinën për TikTokun pasi Shtetet e Bashkuara, ndërsa Uashingtoni po përpiqet të ndërmjetësojnë një shitje të aplikacionit popullor në pronësi të firmës kineze ByteDance. Presidenti Trump tha javën e kaluar se kishte folur me zotin Xi që kur mori detyrën gjithashtu, por nuk ofroi detaje mbi temat e asaj bisede.

Ministria e Jashtme e Kinës nuk reagoi drejtpërdrejt ndaj komenteve të zotit Trump atë ditë dhe në vend të kësaj i referoi gazetarët në thirrjen e tyre “të planifikuar” përpara se Presidenti Trump të merrte detyrën.Uashingtoni dhe Pekini kanë pasur marrëdhënie të tensionuara për vite me radhë për shkak të qëndrimeve të ndryshme mbi çështje që variojnë nga tregtia, tarifat dhe siguria kibernetike, deri tek çështjet që lidhen me TikTokut, Tajvanit, Hong Kongut, të drejtat e njeriut dhe origjinën e COVID-19.

Presidenti Trump gjithashtu u tha gazetarëve se mund të bënte një marrëveshje me Rusinë për luftën në Ukrainë.

“Ne mund të bëjmë një marrëveshje me Rusinë për të ndaluar vrasjet”, tha zoti Trump, duke shtuar se mendonte se rusët donin që lufta të përfundonte.

“Mendoj se ata i kanë një avantazh të vogël, sepse kanë marrë shumë territor”, tha Presidenti Trump./VOA

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments