2.9 C
Tetovo
E hënë, 20 Janar, 2025
BallinaLajmeBotaPresidenti i zgjedhur Trump tërheq mijëra mbështetës në Uashington

Presidenti i zgjedhur Trump tërheq mijëra mbështetës në Uashington

Mijëra mbështetës të Presidentit të zgjedhur Donald Trump pritën në të ftohtë dhe shi për orë të tëra, për të marrë pjesë në tubimin e tij të fitores të dielën, një ditë përpara se ai të rikthehet në pushtet me plane që do të riformësojnë politikat amerikane mbi emigracionin apo tregtinë.

Presidenti i zgjedhur vendosi një kurorë fillimisht në Varrin e Ushtarit të Panjohur në Varrezat Kombëtare të Arlingtonit të dielën, përpara se të mbante fjalimin e tij të parë të rëndësishëm në Uashington, që nga tubimi me mbështetësit e tij më 6 janar 2021, që i parapriu sulmit në Kapitolin e Shteteve të Bashkuara.

“Tubimi i Fitores për ta Bërë Amerikën Sërish Madhështore” fillon në orën 3 të pasdites në “Capital One Arena”, një stadium i brendshëm për lojërat e hokejit dhe basketbollit, si dhe një vend i caktuar për disa nga festimet e inaugurimit të së hënës, pas parashikimeve për mot të ftohtë të ashpër, që i shtynë zyrtarët të anulonin festimet e planifikuara në mjedise të hapura.

Image

Uashington

Radha e mbështetësve, shumë të veshur me xhaketat e kuqe të markës së njohur Trump dhe kapelet MAGA, shtrihej në disa blloqe në qendër të Uashingtonit. Disa thërrisnin “SHBA! SHBA!” dhe të tjerët flisnin me megafon ndërsa prisnin.

Zona të mëdha të kryeqytetit, përreth Kapitolit dhe Shtëpisë së Bardhë janë bllokuar nga gardhe çeliku që nga java e kaluar dhe ka patur një prani të shtuar të policisë në të gjithë zonën.

Tubimi i Presidentit të zgjedhur Trump, së bashku me fjalimin e tij inaugurues të hënën, mund të japë një pamje të tonit që ai planifikon të mbajë gjatë mandatit të tij të dytë në Shtëpinë e Bardhë.Në javët e fundit, ai ka befasuar vendet aleate me shprehjen e mendimit për marrjen e Groenlandës dhe Kanalit të Panamasë, si dhe shndërrimin e Kanadasë në një shtet të Shteteve të Bashkuara.

Emigracioni pritet të jetë objekt i veprimeve të para ekzekutive të Presidentit të zgjedhur Trump pas marrjes së detyrës, së bashku me çështjet e energjisë dhe politikat që synojnë promovimin e diversitetit, barazisë dhe përfshirjes, tha për kanalin televiziv CBS këshilltari i tij i ardhshëm për sigurinë kombëtare, Mike Waltz.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments