1.2 C
Tetovo
E premte, 29 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBotaPresidenti i Turqisë Erdogani po pajtohet me Assadin/Mund t’ia dërgojmë ftesën në...

Presidenti i Turqisë Erdogani po pajtohet me Assadin/Mund t’ia dërgojmë ftesën në çdo moment

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha të dielën se mund ta ftojë homologun e vet sirian, Bashar al-Assad, për vizitë në Turqi “në çdo moment”.

Kjo është një shenjë se mund të ketë pajtim mes Ankarasë dhe Damaskut, pasi marrëdhëniet mes tyre u prishën pas luftës së vitit 2011.

“Ne mund t’ia dërgojmë atij [Assadit] ftesën në çdo moment”, tha Erdogan për gazetarë në avionë duke u kthyer nga Berlini, ku qëndroi për ta përcjellë Euro 2024, raportuan agjencia zyrtare e lajmeve Anadolu dhe media të tjera.

Turqia fillimisht synoi ta rrëzonte regjimin e Assadit kur shpërtheu konflikti sirian me shtypjen e dhunshme të protestave civile në vitin 2011.

Por, megjithëse mbështeti grupe të ndryshme të armatosura, Ankaraja së fundmi ndryshoi qëndrim dhe tani është e përqendruar në, siç Erdogani e përshkroi më 2019, parandalimin e hapjes së një “korridori të terrorit” në veri të Sirisë.

Ka kohë që Erdogani thotë se mund t’i shqyrtojë ndreqjen e marrëdhënieve me Assadin.

“Tani kemi ardhur në një pikë që, sapo Bashar al-Assad të ndërmarrë hapa drejt përmirësimit të marrëdhënieve me Turqinë, ne do ta shfaqim qasjen e tij”, tha Erdogan.

Turqia ka tentuar që të përmirësojë raportet me Sirisë, teksa Qeveria po përballet me presion brenda vendit për të riatdhesuar miliona refugjatë sirianë, që gjenden në Turqi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments