-1.6 C
Tetovo
E premte, 21 Shkurt, 2025
BallinaLajmePresidenti i Turqisë Erdogan uron Vjosa Osmanin për 17-vjetorin e Pavarësisë: Turqia...

Presidenti i Turqisë Erdogan uron Vjosa Osmanin për 17-vjetorin e Pavarësisë: Turqia qëndron mbështetje e palëkundur për Kosovën.

Presidentja Vjosa ka pranuar një mesazh urimi për 17-vjetorin e Pavarësisë, edhe nga Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Sipas njoftimit të Presidencës, Erdogan ka nënvizuar mbështetjen e palëkundur të Turqisë për sovranitetin, integritetin territorial dhe përpjekjet e Kosovës për afirmimin e saj në arenën ndërkombëtare, duke rikujtuar rolin e shtetit të tij, si një nga vendet e para që njohu pavarësinë e Kosovës.

“Në mesazhin e tij, Presidenti Erdoğan i ka shprehur Presidentes Osmani dhe popullit të Kosovës urimet më të përzemërta në emrin e tij dhe të kombit turk, duke ritheksuar lidhjet historike, njerëzore dhe kulturore ndërmjet dy vendeve”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Tutje thuhet se Erdogan ka theksuar vullnetin e përbashkët për forcimin dhe zgjerimin e marrëdhënieve dypalëshe në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments