Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden dhe ai rus Vladimir Putin zhvilluan një bisedë telefonike me një qëllim të caktuar të shmangin luftën e tretë botërore, sepse siç tha Joe Biden “kur përfshihen Shtetet e Bashkuara dhe Rusia është një konflikt botëror”.
Biseda mes dy presidentëve filloi rreth orës 17 dhe zgjati pak më shumë se një orë. Shtëpia e Bardhë njoftoi se nuk pati zhvillime pozitive. Mësohet se Biden i ka paralajmëruar Putin se Rusia do ta paguajë shtrenjtë nëse sulmon Ukrainën. SHBA dhe aleatët do ta godasin ashpër Rusinë dhe pasojat do të kishin të rënda për këtë vend tha presidenti i Shteteve të Bashkuara.
Putin bisedoi të shtunën edhe me presidentin e Francës,Emmanuel Macron, për një orë e 40 minuta. Një “dialog i sinqertë nuk është më i barazvlefshëm me një përshkallëzim” të tensionit, tha presidenti francez. Një bisedë telefonike kanë zhvilluar edhe Antony Blinken, Sekretari i Shtetit dhe Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov ku ky i fundit kishte garantuar diplomatin amerikan se Rusia nuk do ta pushtojë Ukrainën.
Lavrov i tha Blinkenit se lajmet që Rusia do pushtojë Ukrainën janë provokime të SHBA dhe synojnë të përhapin një propagandë anti-ruse. Ndërkohë një shpërthim është dëgjuar gjatë pasdites së të shtunës në Ukrainën lindore. Lajmi qarkulloi në mediat sociale dhe në mediat lokale, të cilat kanë njoftuar se një zhurmë e madhe u dëgjua në territorin e Republikës Popullore të vetëshpallur të Donetskut.
Italia u kërkoi shtetasve të saj që të largohen urgjentisht nga Ukraina ndërsa linja ajrore kombëtare holandeze, ka anuluar të gjitha fluturimet direkte për në Ukrainë duke filluar nga mbrëmja e të shtunës.TCH