Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda, ka thënë se qëllimi i Rusisë është shuarja e kombit ukrainas.
Duda tha se është dakord me homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelenksky, për atë se veprimet e Rusisë në periferi të Kievit e në të gjithë vendin përbëjnë gjenocid.
“Është e vështirë ta mohosh këtë, sigurisht. Ky është një krim që plotëson tiparet e gjenocidit, veçanërisht nëse shikon kontekstin e bisedave të ndryshme që po zhvillohen”, tha Duda për CNN, transmeton arbresh.info