4.4 C
Tetovo
E hënë, 24 Shkurt, 2025
BallinaLajmePresidenti i Maqedonisë së Veriut,Stevo Pendarovski,nesër për vizitë zyrtare në Kosovë

Presidenti i Maqedonisë së Veriut,Stevo Pendarovski,nesër për vizitë zyrtare në Kosovë

Presidenti i Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski, nesër do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës.

Ai në Prishtinë do të ketë takime me homologen e tij presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani – Sadriu, me kryetarin e Kuvendit Glauk Konjufca dhe me kryeministrin Albin Kurti.

Siç kumtuan nga kabineti i tij, presidenti Pendarovski me nderime shtetërore dhe ushtarake do të pritet nga presidentja Osmani pas çka do të mbahet takim tet-a-tet, ndërsa do të pasojë edhe takim plenar i delegacioneve të të dyja vendeve.

Në kuadër të vizitës, presidenti Pendarovski do ta vizitojë Komandën rajonale të KFOR-it në Pejë dhe pjesëtarët e kontingjentit të Maqedonisë së Veriut në përbërjen e KFOR-it

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments