Presidenti iranian, Masoud Pezeshkian, ka paralajëmruar Izraelin se përgjigja e Iranit ndaj sulmeve të vazhdueshme do të jetë shkatërruese.Media shtetërore iraniane IRNA, raportojnë se gjatë një telefonate që Masoud Pezeshkian ka patur me holologun e tij francez Emmanuel Macron, i ka thënë këtij të fundit se Irani do të japë një përgjigje shkatërruesë ndaj sulemeve izraelite.
“Përgjigjja jonë ndaj agresionit të vazhdueshëm të regjimit sionist do të jetë më shkatërruese”, tha Pezeshkian në një telefonatë me Presidentin francez Emmanuel Macron, raporton IRNA.Gjithashtu Masoud Pezeshkian tha se Teherani nuk do ta ndalë aktivitetin bërthamor “në asnjë rrethanë”.
“Ne jemi të gatshëm të diskutojmë dhe të bashkëpunojmë për të ndërtuar besim në fushën e aktiviteteve bërthamore paqësore, por nuk biem dakord të zvogëlojmë aktivitetet bërthamore në asnjë rrethanë“, tha Pezeshkian në një telefonatë me Presidentin francez Emmanuel Macron, sipas agjencisë zyrtare të lajmeve IRNA .