Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko ka paralajmëruar se vendi i tij do të mbështesë Rusinë në luftën kundër Ukrainës.
Në një prononcim për mediat e huaja ditën e sotme, Lukashenko tha se do të futet në luftë nëse do të cënohet siguria e Bjellorusisë, teksa e la të hapur mundësinë që Rusia të përdorë territorin e vendit të tij për të iniciuar ofensivën në Ukrainë.
Pyetje: Vitin e kaluar lejuat që vendi juaj të përdoret si një territor tranzit për Rusinë në mënyrë që të sulmojë Ukrainën. A do e bënit prapë një gjë të tillë?
Lukashenko: Po, jam i gatshëm. Unë jam gati t’i ofrojë territorin Rusisë. Jam gati të luftojë edhe përkrah Rusisë, por vetëm nëse na sulmojnë, qoftë edhe një ushtar i vetëm Ukrainas po të hyjë në territorin tonë, ne do hyjmë në luftë.
Bashkëpunimi ushtarak midis Rusisë dhe Bjellorusisë ka qenë në rritje, me stërvitje të përbashkëta dhe formimin e një grupimi të përbashkët ushtarak. Por deri më tani udhëheqësi bjellorus ka shmangur dërgimin e trupave të tij në Ukrainë për të luftuar përkrah forcave ruse.
Mbretëria e Bashkuar, BE dhe Shtetet e Bashkuara nuk e njohin Aleksandër Lukashenkon si president legjitim të Bjellorusisë. Në vitin 2020, bjellorusët dolën në rrugë për ta akuzuar atë për vjedhjen e zgjedhjeve presidenciale të vendit. Protestat u shtypën brutalisht.