2.3 C
Tetovo
E enjte, 12 Dhjetor, 2024
BallinaLajmeBotaPresidenti Erdogan: Fundi i Perëndimit do të vijë, u ngrit mbi masakra,...

Presidenti Erdogan: Fundi i Perëndimit do të vijë, u ngrit mbi masakra, genocid dhe shfrytëzim

Përveç Rusisë që flet për “Perëndimin Kolektiv” dhe rënien e tij, tashmë ka nisur të flasë edhe presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan.
Në një fjalim të mbajtur në Këshillin e Shtatë Fetar në Ankara, sipas mediave të huaja Erdogan është shprehur se progresi i Perëndimit është ndërtuar mbi gjak dhe masakra.
Ai ka shtuar se dita do të vijë për fundin e këtij qytetërimi që përfaqëson një parantezë të progresit që përjashton njerëzoren dhe të shenjtën.
“Progresi i Perëndimit, i ndërtuar mbi gjak, lotë, masakra, genocid dhe shfrytëzim dhe e theksoj ka arritur përkohësisht të dominojë qytetërimin hyjnor të Lindjes që ka në bazë njeriun.
Do të vijë një ditë, herët a vonë, kur do të mbyllet periudha e përparimit që përjashton të shenjtën dhe njerëzoren, dhe ndërsa qytetërimi perëndimor shembet me një zhurmë të madhe, dhe qytetërimi ynë i dashurisë hyjnore dhe njerëzore, me thelbi dhe shpirti ynë, do të lulëzojnë dhe do të ngrihen edhe më fort, me lejen e Zotit’, tha ai.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments